Një 52 vjeçare është ndaluar nga policia në Lezhë, pasi dyshohet se duke bllokuar një kanal kullues, ka dëmtuar dy biznese. Burime zyrëtare nga policia bëjnë me dije se është ndaluar dy ditë më parë 52 vjeçarja T.SH., banuese në Grykëzezë. Ajo dyshohet se para një muaji ka bllokuar kanalin kullues anës një rruge. Për pasojë, është dëmtuar rruga si dhe ujërat e krijuara nga reshet kanë hyrë në mobilierin e 55 vjeçarit GJ.P. dhe në servisin e 61 vjeçarit M.P., të dy banues në qytetin e Lezhës, duke shkaktuar dëme.