LEZHË - Një 16-vjeçar ka gjetur vdekjen ndërsa shoku i tij është plagosur rëndë, kur mjeti me të cilin ata udhëtonin doli nga rruga duke përfunduar në një kanal.
Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00 të ditës së sotme në aksin dytësor Shënkoll-Tale në Lezhë.
Policia tha se nga ky aksident ka humbur jetën 16-vjeçari me inicialet E. H., nga Rubiku, ndërsa i plagosur rëndë ka mbetur edhe drejtuesi i mjetit po 16 vjeç me inicialet A. Pl., nga fshati Tale i Lezhës.
I plagosuri është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak të Tiranës në gjendje kritike për jetën.
Nga hetimet e para të policisë bëhet e ditur se mjeti tip Golf me targa Mr 2604 A ishte duke lëvizur me shpejtësi të madhe ç’ka ka bërë që drejtuesi i tij të humbase kontrollin.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com