LEZHË – Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Shënkoll – Rrile të Lezhës. Një “Mercedes” me targa “LE 2345 A” ka dalë nga rruga në aksin e vjetër dhe është plagosur drejtuesi i mjetit, Fatjon Përkeqi - 23 vjeç si dhe pasagjeri Ndue Ndoj, 26 vjeç, të dy banorë të fshatit Rrile. Ata u dërguan në spitalin e Lezhës për t’u mjekuar dhe janë jashtë rrezikut për jetën. Shkak i aksidentit mendohet se është shpejtësia jashtë normave të lejuara.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)











