LEZHË- Një shtetas francez, një kamerunase, një suedez dhe një kosovar janë arrestuar ditën e djeshme nga Policia e Lezhës për falsifikim dokumentesh.

Shtetasi francez Bertrwd Ngue Nyemeck, 33 vjeç, i dënuar më parë në Francë për falsifikim dokumentash,  shtetasja kamerunase Marie Paule Angos Nnanga, 30 vjeç, shtetasi suedez Naim Muharremi, 38 vjeç, banues në Zvicër dhe shtetasi kosovar Lulzim Gashi, 34 vjeç, banues në Trevizo, Itali u vunë në pranga, pasi u kapën në flagrancë, në vendin e quajtur “Tuneli i Thirres”, duke udhëtuar në mjetin veturë B.M.W 530 me targa ZH 53503.

Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan me cilësinë e provës materiale, sende dhe mjete, që dyshohet se përdoren për falsifikim kartmonedhash, si: aparate dhe kartmonedha 500 Eurosh ngjyrosur me të zezë, fletë të bardha me përmasa të kartmonedhave prerje 500 euro dhe disa produkte të tjera, që shërbejnë për fallsifikimin e kartmonedhave.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Fallsifikim i kartmonedhave” dhe “Prodhim i mjeteve për falsifikim”.

Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)