LEZHE- Boshatiset tregu i qytetit të Lezhës. Çmimet e kripura të fruta-perimeve e produkteve të tjera ushqimore në prag të festave të fundvitit, ka reduktuar ndjeshëm numrin e blerësve. Tregtarët pretendojnë se çmimet nuk kanë pësuar asnjë rritje, madje janë më lirë se një vit më pare, por ka rënie të ekonomisë familjare.
Konsumatorët thonë të kundërtën, pasi sipas tyre është e pamundur të përballohet kostoja e këtyre produkteve.
Fenomeni i rritjes së çmimeve çdo fundvit është i njohur në tregjet shqiptare, edhe pse asnjë prej organeve shtetërore nuk merr asnjë masë për të mos lejuar tregtarët të abuzojnë me çmimet.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com