Ndërprerja e punimeve në rrugën e bllokut 11.2 hektarë në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës është kthyer në një aks i pakalueshëm.
 
Situata më e rënduar është kur ka reshje shiu, ku gropa të mëdha me ujë dhe balta, vështirësojnë së tepërmi lëvizjen e qytetarëve dhe të automjeteve përgjatë kësaj rruge.
 
Banoret e kësaj lagjeje e kanë humbur çdo besim investimet  do të përfundojnë ndonjëherë, pasi sipas tyre punimet kanë nisur vite më parë dhe janë lënë përgjysmë.
 
Investimi për  ndërtimin e këtij aksi rrugor ka nisur në maj të vitit 2011, por që prej asaj kohe janë kryer vetem 40 % e punimeve.

Redaksia online
(esh/shqiptarja.com)