LEZHE – Kandidatët për deputetë të PS-së, Mimi Kodheli dhe ai i PD-së, Gjovalin Kadeli, kanë zhvilluar dje disa takime me simpatizantët e tyre në qytetin e Lezhës.
Socialistja Mimi Kodheli është takuar me banoret e lagjes SMT dhe ka akuzuar qeverisjen vendore për mungesë të investimeve në të. Ajo u ka bërë thirrje atyre të votojnë PS-në më 23 qershor për t’i dhënë fund kësaj situate.
Ish-socialisti dhe demokrati Gjovalin Kadeli, i shoqëruar nga kandidatët e tjerë Vasil Bici e Zef Maçi nga ana e tyre u takuan me peshkatarët e Shëngjinit, duke u siguruar mbështetje për këtë sektor tepër të rëndësishëm për qarkun e Lezhës. Kadeli ka bërë të ditur se qeveria demokratike do të mundësojë përgjysmimin e çmimit të naftës për sektorin e peshkimit, duke ironizuar premtimin e socialistëve për çmim të paracaktuar prej 130 lekë për litër.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com