LEZHË- Arrestohet 24-vjeçari i shpallur në kërkim.

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vendosjen e tyre para përgjegjësisë ligjore.

Policia e Lezhës ka njoftuar se është kapur dhe ndaluar një shtetas i dënuar për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”. 

Shtetasi me të dhëna: Martin Vocrri, 24 vjeç, lindur në Pukë, banues në Tiranë, më datë 25.05.2017, është dënuar me 5 vite burg për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88/2 i Kodit penal. Dënimi është dhënë nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor të Tiranës.

Ky shtetas i është dorëzuar shërbimeve të D.V.P. Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

 

d.gj/ Shqiptarja.com