Në Lezhë drejtues të Bashkive, Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera lokale u mblodhën nga Prefekti në angazhimin për të parandaluar kultivimin e narkotikëve.
Megjithëse nuk tha se e kishte denoncuar si rast, Prefekti i Lezhës Gjergj Prendi në praninë edhe të ZvDrejtores së pergjithshme të Policise së Shtetit, Aida Hajnaj u shpreh: 
Edhe unë vetë e di se ku mbillet drogë në Mirditë, ndaj dhe kërkoj reagimin e administratorëve. 

Drejtuesit e policisë u shprehen: 
Deri në fillim të vitit 2017 Lezha ishte nje zonë ku kultivohej në masë lënda narkotike, ndërsa kanë paralajmëruar të gjithë efektivet e policisë që tolerojnë këtë fenomon se do të përballen me ligjin.

Kreu i Bashkisë Kurbin, Artur Bardhi dhe Drejtori i Arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj shprehen: 
“Droga ka deportuar deri në shkolla", ndërsa Kryeprokurori i Kurbinit, Zeqir Hoda, shkoj më tej duke thënë:
"Ambientet e shkollave janë rrezik për magazimin e lëndës narkotike".

Takimi u mbyll duke lënë detyra specifike si edhe angazhim,që asnjë rast kultivimi të mos identifikohet në Lezhë.

a.m/Shqiptarja.com