Lezhë-Laç, 7 të plagosur
në dy aksidente të ndryshme

Lezhë-Laç, 7 të plagosur <br />në dy aksidente të ndryshme
LEZHE – Shtatë persona mbetën të plagosur pasditen e sotme në dy aksidente të ndryshme në rrugën Lezhë-Laç, mësohet nga burime policore.

Aksidenti i parë rezulton se ka ndodhur rreth orës 17:00 kur një Audi është përplasur me një tjetër automjet, Alfa Romeo: si pasojë mbetën të plagosur dy persona. Shkak i përplasjes, sipas Policisë, ka qenë një parakalim i gabuar i drejtuesit të Audi-t.

Pak më vonë, në të njëjtin aks ka ndodhur një tjetër aksident, më saktësisht në kryqëzimin e Shën Kollit. Këtu, një automjet Benz Mercedez me targa të Krujës ka dalur nga rruga dhe është përmbysur në një kanal aty pranë.

Pesë personat që udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur. Burime policore njoftojnë se shkak i këtij aksidenti të dytë mendohet të jetë shpejtësia e mjetit përtej normave të lejuara.

(im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se arrihet objektivi i qeverisë për pagë mesatare 900 euro?



×

Lajmi i fundit

Për 100 mijë dollarëshin që jep policia për atentatorët ndaj “Top Channel”

Për 100 mijë dollarëshin që jep policia për atentatorët ndaj “Top Channel”