LEZHË- 32 familje të një pallati në lagjen “Besëlidhja” të qytetit të Lezhës kanë qëndruar për gati 24 orë pa energji elektrike pas djegies së rrjetit elektrik të pallatit.
Rrjeti elektrik i pallatit u përfshi nga flakët mbrëmjen e së Enjtes, për shkak të lidhjeve të paligjshme të energjisë nga abonentët familjarë.
Nga kontrollet e ushtruara nga punonjësit e CEZ në Lezhë, ka rezultuar se të gjithë automatet kanë qenë në rregull.
Përgjegjësi i degës së shitjeve, Edlir Reçi ka bërë të ditur se në këtë pallat janë konstatuar me parë tri lidhje të paligjshme dhe po hetohej për të tjera lidhje të mundshme.
Reçi ka vijuar se, “pas ndërhyrjes nga ana e CEZ, Lezhë me dy grupe pune u bë e mundur që energjia elektrike të rikthehej sërish në një kohë rekord, ndërsa po punohet për vendosjen e matësve të energjisë”.
“Familjeve debitore nuk do tu rilidhet energjia deri në pagesën e totalit të debisë së akumuluar”,- ka shtuar ndër të tjera përgjegjësi i degës së shitjeve, Reçi.
Ai bën të ditur se rasti i djegies së rrjetit elektrik të këtij pallati u ka kaluar organeve kompetente për zbulimin e shkaqeve.
Redaksia Online
(b.g/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com