Policia Rrugore e Lezhës ka rritur përqendrimin në akset që lidhin zonat turistike. Në bazë të një plani masash janë rreth 15 patrulla që monitorojnë të gjitha segmentet me fluks të lartë qarkullimi. Që prej ditës së djeshme në mbështetje të Policisë rrugore të këtij qarku kanë ardhur edhe homologet e tyre kosovarë. Ata do të jenë të përqendruar kryesisht në Rrugën e Kombit dhe segmentin e superstradës Milot-Lezhë me 4 patrulla.
Drejtuesit e qarkullimit rrugor në Lezhë kanë bërë të ditur gjithashtu se në varësi të fluksit dhe problematikës që do të lindë gjatë sezonit, masat e marra prej tyre do të intensifikohen duke rritur akoma më shumë prezencën e tyre në rrugët që mbulon Qarku i Lezhës.
/Shqiptarja.com