LEZHË – Banorët e Tales, në Lezhë, që sot kanë në disposizion një qendër sociale për nevojat e tyre. Ajo quhet “Laura Vicuna” dhe është ngritur nga “Qarku i Aktiviteteve Formative Saleziane, Motrat Ausiliatrice, me mbështetjen Ministrisë së Punëve të Jashtme italiane dhe do të ofrojë shërbime komunitare për të mitur, të rinj, gra e vajza në nevojë.
Ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Spiro Ksera, tha gjatë ceremonisë inauguruese se dikasteri i tij është i angazhuar të forcojë bashkëpunimin me shoqërinë civile, pushtetin vendor dhe donatorët për të realizuar objektivin për ngritjen e shërbimeve komunitare në të gjithë vendin. “Kjo zonë paraqet mangësi në ofrimin e shërbimeve komunitare dhe qendra që po inagurojmë sot plotëson një gamë të gjerë nevojash”, vuri në dukje Ksera.
Ministri vlerësoi se organizatat e shoqërisë civile janë partnerë të strukturave publike duke kontribuar në ofrimin e shërbimeve komunitare dhe kurseve të formimit profesional për te rinjtë, të cilët marrin një profesion dhe aftësohen për tregun e punës. “Vetëm duke integruar përpjekjet e pushtetit qendror dhe vendor me të gjithë aktorët që punojnë në fushën e shërbimeve do të jemi në gjendje të hartojmë politika të ndjeshme dhe gjithëpërfshirëse dhe qasja jonë ndaj kësaj kategorie do të jetë në nivelin e adresimit më te mirë te problematikave”, deklaroi Ministri i Punës.
Ambasadori italian, Massimo Gaiani, që ishte i pranishëm gjatë ceremonisë, vuri në dukje se Italia ka qenë dhe vazhdon të jetë mbështetësi kryesor i Shqipërisë në rrugën drejt integrimit europian. Ambasadori shprehu angazhimin e qeverisë italiane dhe atë personal, për të vazhduar mbështetjen e prioriteteve të Shqipërisë, veçanërisht atyre të fokusuara në fushën sociale.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com