Lezhë, përkujtohet 574 vjetori i
Besëlidhjes, i pranishëm dhe Meta

Lezhë, përkujtohet 574 vjetori i<br />Besëlidhjes, i pranishëm dhe Meta<br>
Është zhvilluar sot aktiviteti përkujtimor i besëlidhjes së Lezhës, në të cilin morën pjesë përfaqësues të politikës shqiptare, si dhe përfaqësues të qeverisë së Kosovës. 
574 vjetori i Besëlidhjes së Lezhës bëri bashkë përfaqësues të partive mazhoritare dhe të opozitës, po ashtu edhe të qeverisë së Kosovës, të cilët nderuan me praninë e tyre këtë ditë të veçantë në qytetin e Lezhës.
I pranishëm në aktivitet ishte edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta, i cili duke vlerësuar figurën e Skënderbeut dhe lidhjes së shqiptarëve kudo ku jetojnë, vuri në dukje rëndësinë e besëlidhjes duke u shprehur se:

“Mesazhin kryesor që jep kjo Besëlidhje dhe që ka lënë pas si trashëgimi dhe si amanet Skënderbeu për të gjithë gjeneratat dhe për të gjithë kombin tonë: atë të bashkimit në interes të kombit; atë të sinergjisë pozitive të gjithë shqiptarëve për të bërë vepra të mira, të cilat i qëndrojnë kohës, të cilat e lartësojnë kombin tonë dhe unë besoj që në të Vit të Skënderbeut, ne të gjithë do bëjmë gjithçka që t’i qëndrojmë këtij mesazhi.

Presidenti Meta, i shoqëruar nga Kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj dhe nga të personalitete e tjera të ftuar, vendosi një kurorë me lule në Muzeun-Memorial të Vendvarrimit të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeu. Ndërkohë gjatë aktiviteti në sy ra edhe gjentilesa e Presidentit Meta, i cili mbante në dorë çandrën ngjyre mavi të Ministres së Arsimit Lindita Nikolla.

a.m/Shqiptarja.com

 

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)

Korçë/ Zjarr në pyllin e Bodës në Maliq, zjarrfikësit po përpiqen të izolojnë vatrat! Në terren mbërrin edhe prefekti (VIDEO)