LEZHE - Policia e Lezhës ka parandaluar një krim në familje. Fatmir Delia, 23 vjeç, nga fshati Rrile e Lezhës, tentoi të kanoste bashkëshorten me armë. Por, policia mbërriti në kohë në vendngjarje dhe sekuestroi pistoletën e tij TT.
Ditët e fundit janë shtuar shumë vrasjet brenda familjes, veçanrisht të grave nga burrat e tyre. Ngjarjet kanë ndodhur kryesisht në familjet ku denoncimet për dhunë nuk kanë qënë për herë të parë, por të përsëritura. Policia e shtetit tashmë ka marrë masa më të shpejta për mbrotjen e grave dhe fëmijëve të dhunuar, megjithëse ligji nuk u siguron atyre kushte jetese dhe pavarësi ekonomike pas denoncimit. Vrasjet ose abuzimet janë përsëritur pas kthimit të bashkëshorteve në banesën e mëparshme.
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com