Në mesditën e sotme në qytetin e Lëzhës një person i paidentifikuar ka qëlluar nga makina e tij drejt kalimtarëve në Rrugën e Kallmetit.

Siaps Policisë së Lezhës, kanë mbetur të plagosur dy persona. Të plagosurit janë shtetasi Ernest Margjoni, 35 vjeç nga Kallmeti i Lezhës dhe një 18–vjeçare kalimtare e rastit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:00 në vendin e quajtur Rruga e Kallmetit, ku autori i të shtënave kanë qenë duke lëvizur me një automjet dhe pasi ka pikasur 35-vjeçarin ka qëlluar në drejtim të tij, duke e lënë të plagosur dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

35-vjeçari është dërguar për në Spitalin Ushtarak të Tiranës, në gjendje kritike për jetën, ndërsa 18-vjeçarja, ndodhet jashtë rrezikut për jetën dhe po merr mjekim në spitalin rajonal të Lezhës.