Lezhë, Rama shpërndan karta
anëtarësie për 350 të rinj

Lezhë, Rama shpërndan karta<br />anëtarësie për 350 të rinj
LEZHË – Kryetari i PS, Edi Rama i ka dhënë kartat e anëtarësimit 326 të rinjve që kanë shprehur dëshirën për të milituar në rradhët e socialistëve.
“ Ne kemi bërë një program bazë, të cilin do ta detajojmë për të gjitha pjesët dhe në çdo kapitull. Ku dhe çështja e të përndjekurve dhe çështja e pronave janë të trajtuara në program si dy çështje që Partia Socialiste nuk i konsideron pronë të së djathtës por i konsideron çështje të dinjitetit të kësaj shoqërie. Për të cilat ne do të bëjmë gjithçka për ti zgjidhur, jo sepse nga kjo do të varet sa vota do të marrim nga pronarët apo nga ish të përndjekurit por sepse nga kjo varet edhe cilësia e shtetit të së drejtës, e drejtësisë shoqërore dhe e të jetuarit bashkë në një shoqëri ku nuk duhet të ketë grupe shoqërore të cilat të ndjehen të braktisura dhe të harruara në vuajtjet e tyre”, tha ai.
Rama iu është drejtuar të rinjve duke u shprehur se ata sjellin në Partinë Socialiste energjinë pozitive të tyre.
“Nuk duhet të ketë as individë të cilët ndjehen të lënë pas dore për shkak se nuk u njihet merita apo për shkak se e kanë të pamundur për një mijë e një arsye për të cilat një qeverisje demokratike është e detyruar që të mendojë dhe është e detyruar që të gjejë të gjitha rrugët për ta pasur dorën të shtrirë”, deklaroi kryesocialisti.

(aq/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin

Zbërthimi i SkyECC/ Mes 21 masave sigurie edhe emri i Prek Kodra, në 2021 u akuzua se do të vriste Albin Kurtin