Bujqësia është dëmtuar shumë pas reshjeve të shiut në muajin qershor në rajonin e Lezhës. Kulturat e pranverës thuajse janë shkatërruar plotësisht duke e bërë të pamundur rikuperimin e tyre. Këtë fakt e konfirmon edhe Drejtori i Bujqësisë në Lezhë, Ndoc Lleshi.
 
Ndërsa nuk jep dot asnjë zgjidhje për dëmin që kanë pësuar fermerët e Lezhës në këtë periudhë, Lleshi thjesht u rikujton faktin se risku në bujqësi është gjithmonë më i lartë.
 
Kjo nuk është diçka e re për fermerët, por ndërsa presin mbështetje nga Ministria e Bujqësisë, këta të fundit mundësojnë vetëm asistencë.