Lezhë, rriten të ardhurat nga
vizitorët, por mungojnë investimet

Lezhë, rriten të ardhurat nga<br />vizitorët, por mungojnë investimet
LEZHE- Vendvarrimi i Skënderbeut në qytetin e Lezhës vazhdon të jetë tërheqës dhe interesant për vizitorët dhe turistët. Në 3-mujorin e dytë të këtij viti është shënuar një rritje e vizitorëve me 20 % më shumë se në 3-mujorin e dytë të vitit që shkoi, duke dhënë impakt edhe në rritjen e të ardhurave në bashkinë e Lezhës, që sigurohen nga ky aset historik.
 
Përgjegjësia e memorialit të vendvarrimit të Gjergj Kastriot Skënderbeut në qytetin e Lezhës Marjola Gjoni, ka bërë të ditur se numri i vizitorëve që vjen gjithnjë në rritje dhe dyfishimi i biletës së hyrjes, ka bërë që edhe të ardhurat të jenë më të larta se në vitet e shkuara.
 
Megjithëse mbetet një nga asetet historike më të frekuentuara në Lezhë, vendvarrimi i Skënderbeut nuk njeh asnjë ndërhyrje nga ana e bashkisë për mirembajtjen e tij.
 
Ndonëse parashikohet që një sasi të ardhurash që sigurohen nga një sektor të destinohen sërish tek origjina e tyre, kjo nuk ka ndodhur me vendvarrimin e Skënderbeut, i cili sa vjen dhe degradon, dhe nuk merr shqetësimin e bashkisë Lezhë.  

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes

Suksesi në 'Paris 2024', Sahit Prizreni konfirmohet në postin e Presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes