LEZHE- Vrasja e dy vëllezërve është parandaluar sot në fshatin Barbulloj të Lezhës. Policia arrestoi Pëllumb Gojanin i cili kishte pasur për nuse motrën e vëllezërve Stena.

Autori kishte shkuar në banesën e vëllezërve dhe ka qëlluar me automatik me qëllim t’i vrasë. Ai ka qëlluar nga oborri dhe plumbat kanë përshkuar edhe në dhomë.

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur si pasojë e konfliktit që ishte shkaktuar mes familjeve pas divorcit të autorit, me motrën e dy vëllezërve Stena.

(sg/shqiptarja.com)