LEZHE – Kufoma e një gruaje të zhdukur para 3 ditësh është gjetur sot nga një bari në afërsi të fshatit Krajë. Viktima, e cila u identifikua si Dalina Miloti, është 32 vjeç, bëri të ditur policia vendase.
Ajo është nga fshati Dajç por trupi pa jetë u gjet rreth 10 km larg banesës, në fshatin Krajë.
Për momentin Policia nuk është në gjendje të deklarojë se kush është shkaku i vdekjes së gruas së re pasi në trupin e saj nuk rezultojnë shenja dhune. Forcat e rendit kanë nisur hetimet për zbardhur shkaqet që i morën jetën 32-vjeçares.
(im/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com