Rrëshqitja e dherave në lagjen Varosh të qytetit të Lezhës, vijon të jetë prezente. Reshjet e shiut kanë përkeqësuar edhe më shumë situatën. Muri mbrojtës i rrugës së Kalasë ka pësuar dëmtime të tjera, ndërsa rrezikohen banesat dhe bllokimi total i rrugës.
E vetmja masë që është marrë deri më tani është vendosja e një shiriti në zonën ku ka ndodhur rrëshqitja, ndërsa punonjësit e shërbimeve të bashkisë janë vendosur që prej ditës së djeshme në këtë zonë për të monitoruar në vazhdimësi situatën. Specialisti i Emergjencave Civile në Prefekturën e Lezhës, Ndrek Mhillaj, thotë se do të bëhet një studim gjeologjik i zonës dhe më pas do të bëhet një plan ndërhyrje.
/Shqiptarja.com

E gjithë zona përreth Kalase së qytetit të Lezhës është e rrezikuar nga rrëshqitja e dherave, ndërsa kërkohen fonde për ti bërë ballë këtij fenomeni tejet shqetësues.

d.c./shqiptarja.com

VIDEO