Lezha mirëpret 7000 turistë! 'Unum Festival' sjell te 'Rana e Hedhun' 50 DJ ndërkombëtar (VIDEO)

Lezha mirëpret 7000 turistë! 'Unum Festival' sjell te 'Rana e Hedhun' 50 DJ ndërkombëtar (VIDEO)

Lezha do të hap dyert e saj për të mirëpritur rreth 7000 mijë turistë.

Për herë të parë në Shqipëri do të zhvillohet "Unum Festival" me muzikë elektronike që do të luhet nga 50 DJ të huaj.  Një kombinacion mes muzikës së mirë, rërës, detit dhe maleve...një mënyrë perfekte për kaluar një fundjavë të këndshme.

Festivali do të zgjasë tre ditë, nga data 31 maj-2 qershor. "Rana e Hedhun" është konsideruar nga organizatorët si vendi i duhur merr kuptim; muzikë dhe peizazhe që bashkohen për të formuar një ëndërr të bukur: drita e diellit reflekton në det, ndërkohë ndihet zhurma e ëmbël e erës që rrëshqet butësisht nëpër pisha. Të gjitha në sfondin e një mali, hapësira ideale për të dëgjuar shumë artistë të njohur botërisht.

Vetëm një ditë më parë, si një mënyrë mirëseardhje për turistët, administratori turistik Arben Fushaj vendosi 400 flamuj të shteteve të ndryshme, i bindur se kjo panoramë do të ndikojë në promovimin e zonës.

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ylli: 25/05/2019 16:58

    Po 7000 mijë turistë a ka njeri t’ma shpjegoj?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg

Jubileu 2025, Papa Françesku hap derën e shenjtë në burg