Lezha pa 1 deputet, Ndocajt "s'i
durohet", ja nis si "parlamentar"

Deputeti në stolin rezervë për tu ulur në parlamentin e Shqipërisë Eduart Ndocaj ka nisur nga puna “si parlamentar”, pasi këtë të premte do të paraqesë në Itali rezolutën për dekriminalizmin e parlamentit të Shqipërisë.
 
Vetë Ndocaj në një status të tij në rrjetin social Facebook shkruan se është i ftuar nga zv. Kryetari i Parlamentit Europian z . Antonio Tajani me datat 11dhe12 shtator në aktivitetin "L'Italia e l'Europa che voliamo" (Italia dhe Europa qe duam) në kryeqytetin italian.
 
Në këtë Samit Europian zyrtari Demokristian Ndocaj do të paraqesë një Rezolutë për dekriminalizimim e Parlamentit Shqiptar.
 
Në këtë Samit do të marrin pjesë përfaqësuesit e lartë të politikës Europiane dhe italiane si Presidenti Silvio Berlusconi dhe shumë eurodeputet italianë.
 
Kështu ende pa u ulur ne parlamentin shqiptar Ndocaj “nxiton” të flasë për parlamentin dhe dekriminalizmin e tij.

eduart ndocaj

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 25 Janar, 13:37

    A duhet të votojnë emigrantët që kanë vetëm dokumente identifikimi të huaja?



×

Lajmi i fundit

 Në punë përballoni sfidat me vendosmëri...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Në punë përballoni sfidat me vendosmëri...çfarë kanë rezervuar yjet për sot