Sot tërhoqi shumë vëmendjen grabitja e një supermarketi në Lezhë, ku grabitësit për të marrë kasafortën e tij, përdorën një automjet.

Por një bandë e rrezikshme në Irlandë, po sot ka përdorur një mjet edhe më të rëndë për të grabitur supermarketin e një marke të njohur.

Hajdutët përdorën një ekskavator për të hyrë në një market të markës Lidl por gjatë aksionit të tyre e shembën këtë të fundit.

Pamjet e filmuara shfaqin mjetin që përpiqet të gërrmojë në çatinë e marketit.

Ngjarja ka ndodhur në Tallgat të Dublinit, në Irlandë.

Një burim tha për Irish Mirror se një bandë e madhe dhe e dhunshme kriminelëshë famnëkeqë e kishte vënë në shënjestër dyqanin më herët gjatë ditës, duke qenë se ishte i mbyllur dhe më pas grabitën një ekskavator që do t’u shërbente për të hequr akullin.

Në operacionin për kapjen e keqbërësve që u arrestuan, veç policisë ndërhuri edhe ushtria, pasi banda kishte përdorur barrikada dëbore në rrugë për ta penguar ardhjen e forcave të rendit.

Tentativa e grabitjes me ekskavator në Irlandë

s.k/Shqiptarja.com