LEZHE- Njëmbëdhjetë fëmijë që frekuentojnë çerdhen shtetërore të qytetit të Lezhës kanë përfunduar në spital me diarre dhe temperaturë të lartë. Prindërit i kanë treguar mjekëve se gjëndja shëndetësore e foshnjave ishte rënduar pas të hënës (3 shtator) kur ato i kishin dërguar në çerdhen e qytetit.
Fëmijët e sëmurë janë paraqitur në spital gjatë 3 ditëve të fundit, ndërkohë që 2 prej tyre janë në gjendje më të rëndë.
Mjeku pediatër në spitalin e Lezhës, Mark Marku ka thënë se simptomat mund të jenë ato të helmimit nga ushqimi por gjithsesi janë bërë analizat e fëmijëve dhe do të dërgohen në Institutin e epidimiologjisë, dhe me pas do te percaktohet edhe shkaku.
Situata nuk pranohet të jetë alarmante për mjekun pediater Mark Marku, sipas te cilit semundja mund të jetë virale dhe bakteriale. Mjekët e vlerësojnë situatën normale, për shkak se numri i fëmijëve, rreth 100, që dërgohen në çerdhe është shumë i lartë e krahasuar me numrin e fëmijëve që janë paraqitur në urgjencen e spitalit me diare dhe temperaturë të lartë.
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com