Lezhë, 13 ton e gjysmë ndihma për
familjet më të prekura nga i ftohti

Lezhë, 13 ton e gjysmë ndihma për<br />familjet më të prekura nga i ftohti
13 ton e gjysmë ndihma kanë mbërritur në Lezhë për t’ju shpërndarë familjeve të prekura nga emergjencat e motit në këtë qark.

Ishte Ministria e Brendshme e cila ju përgjigj pozitivisht kërkesës së Bashkisë Lezhë, Mirditë dhe Kurbin për t’ju ardhur në mbështetje banorëve.

Prefekti i Lezhës Eduart Ndreca tha se nga këto ndihma do të përfitojnë familjet më në nevojë dhe që janë prekur nga kushtet atmosferike, ku numrin më të madh të tyre e zë Bashkia e Mirditës.

"Do të shpërndahen në familje, sipas informacioneve që kanë ardhur nga Bashkitë përkatëse. Do të shpërndahen tek familjet që kanë më shumë nevojë  dhe familjet më të prekura nga kjo kohë emergjencash. Kemi 100 familje që kanë nevojë në Bashkinë Lezhë, 67 familje në Bashkinë  Kurbin dhe 276 familje Bashkinë në Mirditë. Ndihmat do të jetë për këto familje", u shpreh Ndreca. 

Shpërndarja e ndihmave do të bëhet nga Njësitë Vendore, ndërsa është bërë e ditur se ndihmat kanë në përbërje pako ushqimore dhe miell, duke ju lehtësuar në këtë mënyre sadopak vështirësitë që po përballen çdo ditë këta familje. 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali tek Onkologjiku, e kujt është përgjëgjesia?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar

Spahiu: Të gjithë kemi nga një histori tragjike, të vdekjes së një familjari për faj të mjekësisë së dështuar