LEZHË- Një tentativë e dështuar grabitje dhe një 'histori' e suksesshme sensibilizimi komunitar është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Zejmen të Lezhës.

Rreth orës 08:30, dy persona, të armatosur u futën për të grabitur në një vilë tre katëshe, që ishte në pronësi të Zef Tehcaj, drejtor i shkollës së mesme të fshatit, në momentin që ai ishte nisur për në punë dhe banesa ishte bosh. Por teksa kërkonin për para e sende të çmuara në banesë, grabitësit janë trembur nga sirena e një ambulance që kalon në rrugë, duke e ngatërruar me sirenë policie, duke u larguar pa marrë asgjë.

Ka qenë vetë drejtori i shkollës i cili ka parë nga kamerat e sigurisë që i kishte në celular se dy persona i ishin futur në shtëpi, ka njoftuar mësuesin e fizkulturës dhe rojën e shkollës dhe kanë shkuar menjëherë në shtëpi. Mësuesi i fizkulturës e ka ndjekur me vrap duke bërë të mundur kapjen e njërit prej autorëve, Armand Zhejani 23-vjeç, në ndihmë të së cilit kanë shkuar edhe banorët e fshatit. Ndërsa shoku i 23-vjeçarit, mundi të largohet duke lënë në vendngjarje një pistoletë!

Vjedhjet e shtëpive janë kthyer në shqetësim për banorët e Zejmenit! Veç 23 vjeçarit Armand Zhejani që u kap nga vetë banorët, ngjarjet e zbardhura nga policia dhe hajdutët e vënë në pranga janë të paktë! Bëhet me dije se është identifikuar edhe personi tjetër, ndërsa policia ka nisur kërkimet për të bërë të mundur kapjen e tij.

1636454175_Sequence03.00011521.Still033.jpg

1636454189_1636453538lezhe.jpg

Vila dhe momenti i arrestimit

1636454322_a.jpeg

Arma