Lezhë - Një aksident rrugor është shënuar sot në kryqëzimin e Treshit në aksin rrugor Lezhë-Milot, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve paraprake dy makinat e aksidentuara janë një 'Caddy'  i drejtuar nga shtetasi Z.C, dhe një 'Benz' me drejtues shtetasin me iniciale N. P.

Si pasojë e përplasjes, automjeti tip 'Benz' ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor me ujë.

Drejtuesit e automjeteve fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.