Aksident rrugor në Lezhë, humb jetën drejtuesi i motorit (VIDEO)

LEZHË- Një aksident rrugor është regjistruar pasditen e kësaj të shtune, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Ngjarja ka ndodhur në aksident rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur "Kryqëzimi i Balldrenit",  një makinë është përplasur me motoçikletën, ku ka humbu jetën drejtuesi i kësaj të fundit Zef Stenaj, 61 vjeç. Siç njoftojnë uniformat blu, drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqëruar në ambientet e  Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme.

"Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit", sqaron policia.

Njoftimi i plotë i policisë

Në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, tek vendi i quajtur "Kryqëzimi i Balldrenit",  mjeti me  drejtues shtetasin  M.Sh., është përplasur me motoçikletën me drejtues shtetasin Z.S., 61 vjeç,banues  në Torovicë, Lezhë, i cili për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i mjetit M.Sh.,është shoqëruar në ambientet e  Komisariatit të Policisë Lezhë për veprime të mëtejshme. Grupi hetimor vazhdon veprimet  në vendngjarje për sqarimin e rrethanave  të aksidentit.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet

Sulm me thikë në zemër të Londrës, por të gjithë presin hetimet