Lezhë/ Arrestohen 12 drejtues mjetesh, thyen rregullat e qarkullimit

Lezhë/ Arrestohen 12 drejtues mjetesh, thyen rregullat e qarkullimit

Foto ilustruese

Kontrollet blic nga policia Rrugore në rrugët e Lezhës, kanë sjellë rezultatet e para. 12 drejtuesë mjetesh kanë rënë në pranga, pasi nuk kanë zbatuar rregullat e qarkullimit rrugorë. 9 shoferë nuk kanë qenë të pajisur me leje drejtimi, ndërsa 3 prej tyre kanë qenë nën efektin e alkoolit.

Njoftimi i plotë:

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 12 drejtues mjetesh të cilët thyen rregullat e qarkullimit.9 shoferë ishin të papajisur me leje drejtimi dhe 3 nën efektin e alkoolit.

Ndërkohë, janë tërhequr 14 patenta për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit dhe parakalim të gabuar.
Janë vendosur gjithsej 439 masa administrative, nga këto:

• 48 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit,
• 146 masa për parakalim të gabuar,
• 15 masa për mospërdorim të rripit të sigurimit,
Ndërsa pjesa tjetër e masave administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.
• Janë ndaluar administrativisht 11 mjete, të cilat kanë rezultuar me detyrime administrative të pashlyera

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?