Lezhë/ Arrestohet 26 vjeçari nga Kosova! U kap duke transportuar kundrejt fitimit 13 emigrantë, disa prej tyre të mitur

Lezhë/ Arrestohet 26 vjeçari nga Kosova! U kap duke transportuar kundrejt fitimit 13 emigrantë, disa prej tyre të mitur

Foto ilustruese

Një 26-vjeçar i identifikuar si Rizan Kurtaj është arrestuar nga policia e Lezhës pasi po transportonte kundrejt fitimit 13 emigrantë të paligjshëm.

Ai u kap në aksin rrugor "Rrëshen - Thirrë", në zonën e fshatit Ndërfushas, Mirditë, ku shërbimet e Policisë Mirditë kanë ndaluar automjetin që drejtohej nga 26 vjeçari, i cili rezultonte banues në Kosovë.

Gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur 13 emigrantë nga vendet MENA, disa prej tyre të mitur, të cilët, 26-vjeçari po i transportonte në mënyrë të kundërligjshme, kundrejt pagesës.

Në vijim të veprimeve Rizan Kurtaj, është arrestuar dhe akuzohet për veprën penale "Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit". 

Operacioni i koduar "Zgjedhja e gabuar" u zhvillua si rezultat i bashkëpunimit intensiv ndërmjet Komisariatit të Policisë Mirditë dhe Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Lezhë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4k pas restaurimit

“Kthimi i ushtrisë së vdekur” shfaqet në 4k pas restaurimit