LEZHË- Një 45- vjeçar është barrestuar në Kurbin të Lezhës ditën e sotme pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge. Artan Karaj është banues në Kurbin ishte dënuar nga autoritetet italiane në vitin  2013  për veprën penale " Trafik droge në bashkëpunim" por i ka mbetur për të shlyer  edhe 5 vite e rreth 9 muaj burgim.

Komisariati i Policisë Kurbin në bashkëpunim me Interpol Tirana e kapën shqiptarin për ta ekstraduar drejt Italisë. Policia i siguroi informacionet nga banorët e zonës dhe nëpërmjet një organizimi profesional ata zkapën shqiptarin. Sipas policisw, materialet hetimore iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.