Lezhë, arrestohet mjeku
kirurg, u denoncua në polici   

Lezhë, arrestohet mjeku<br />kirurg, u denoncua në polici   
LEZHE-Një mjek kirurg në qytetin e Lezhës është arrestuar sot nga policia nën akuzën e mjekimit të pakujdesshëm.

DENONCIMI
Ndue Çupi 55 vjeç, me profesionin kirurg në spitalin e Lezhës është arrestuar nga policia pas denoncimit të familjarëve të një pacienti, Mark Ndoi, 51 vjeç. Sipas familjarëve 51 vjecari kishte humbur jetën në spital një javë pas operimit nga apandesiti. Teksa po përgatitej për të dalë nga spitali ai kishte pësuar trompozë, cka I ka shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Familjarët e pacientit e akuzojnë mjekun se nuk i ka dhënë ndihmën e duhur.

ARRESTIMI
Ndalimi i tij është bërë rreth orës 03: 00 të mëngjesit të sotëm për akuzën “Mjekim të pakujdesshem » parashikuar nga neni 96/1 i Kodit Penal. Ndalimi i tij u bë në zbatim të Vendimit Penal date 21. 11. 2011, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë, e cila ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për vepren penale të “Mjekimit të pakujdesshëm”- thuhet në njoftimin për shtyp.

Ndërkohë kanë nisur hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe policia pritet të dalë me një qëndrim zyrtar rreth ndalimit të mjekut. Brenda 6 ditësh 3 mjekë kanë përfunduar në pranga për akuzën e mjekimit të pakujdesshëm. Më 16 nëntor në Durrës 2 mjekë u arrestuan për mjekim të pakujdeshëm ndaj volejbollistit Juxhin Guza.

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS

'S'i bashkon raporti, por leku' PS dhe PD votojnë pro një page shpërblim për orët shtesë në Komisionin e TIMS