Lezhë:Burime nga policia bëjnë me dije se është kapur Izmir Gurluge me 31.13 gr kokainë në afërsi të banesës së tij. Në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, Specialistët për Hetimin e Narkotikeve dhe Trafiqeve në D.V.P. Lezhë kanë goditur një tjetër rast të shpërndarjes së drogave të forta.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, kanë organizuar punën ku bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të: Izmir Gurluge, 36 vjeç, banues në Lezhë. Arrestimi i tij u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në një ambient ofiçinë, pranë banesës tij është kapur me një sasi prej 31.13 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë” .
Njoftimi i plotë i policisë
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, një peshore elektronike dhe një telefon celular. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme në ngarkim të këtij shtetasi për veprën penale “ Prodhim dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 të Kodit Penal. Mos.
Policia e Lezhës