Kryeministri Berisha i është përgjigjur pozitivisht ftesës së Ilir Metës për të votuar para 23 Qershorit 3 ligjet, dhe për t'i zbatuar në Kuvendin e ri në shtator. Edhe pse e ka cilësuar si një pazar mes LSI-së dhe PS-së, kreu i qeverisë i ka thënë po, por përgjegjësinë mbi mundësitë e humbura deri me tani, sipas tij bien mbi Ramën e Metën.

“U bë gjithçka të mos votoheshin 3 ligjet, dhe tashmë bëjnë pazare, i bëjnë ligjet si pallati në pajë, por ne do i votojmë”. Kështu u shpreh Kryeministri Berisha sot nga Lezha.

BERISHA: NUK VOTUAN 3 LIGJET, TANI BEJNE PAZARE, POR NE DO I VOTOJME

“U bë gjithçka të mos votoheshin 3 ligjet, dhe tashmë bëjnë pazare, I bëjnë ligjet si pallati në pajë, por ne do i votojmë”. Kështu u shpreh Kryeministri Berisha lidhur me votimin e 3 ligjeve, gjë që sipas tij u ka hequr shqiptarëve mundësinë për investime konkrete.

“Ky është akti më i papërgjegjshëm i tyre, tregon se s’kanë asnjë princip, pasi për ta prioritare janë vetëm pazaret e tyre, dhe jo prioritetet e qytetarëve të vendit.

Me votimin e tre ligjeve do të përfitoheshin miliona investime për rrugë, shkolla, etj. Por kjo nuk u mundësua.”

Një tjetër mundësi e humbur nga mos votimi në kohë i tre ligjeve dhe marrja e statusit të vendit kandidat, sipas kryeministrit është edhe njohja e viteve të punës në vendet e emigracionit, si vjetërsi pune, për përfitimin e pensionit.


TE RINJTE, BERISHA: MUNDESI PER T'U PUNESUAR PA DIPLOME
 
Të rinjtë e sapodiplomuar në vendin tonë hasin në vështirësi të futen në tregun e punës, por kjo situatë bëhet edhe më e vështirë për ata që nuk e kanë një diplomë. Kreu I qeverisë tha së arsmimi duhet të jetë prioritet I qeverisë dhe I çdo familje shqiptare, në mënyrë që të rinjve t’u mundësohen kushte më të mira shkollimi dhe punësimi.

“Ata që diplomohen hasin vështirësi për t’u punësuar, por e kanë dyfish më të lehtë punësimin se sa ata që nuk diplomohen. Me arsimimin e Shqiptarëve ne u mundësojmë atyre mundësi më të mëdha punësimi, dhe pagesa më të larta.”
Sipas kreut të qeverisë, heqja e taksave për 3 vjet për të rinjtë e punësuar dhe e TVSH-së për pagat nën 30mijë lek, janë një mundësi më shumë për integrimin e të rinjve në tregun e punës.

BERISHA: RIKONSTRUKSIONI I RRUGES, MUNDESI PER ME SHUME TURISTE

Banorët e Lezhës dhe të gjithë turistët që zgjedhin të vizitojnë këtë qytet, do të kenë tashmë një rrugë të re. Kryeministri Sali Berisha ka marrë marrë pjesë sot në inaugurimin e rikonstruksionit të rrugës Kala Lezhë-Lagjia “Sheher”, në këtë qytet. Rruga e rikonstruktuar ka një gjatësi prej 3.1 km , dhe investimi kap vlerën 195 milionë lekë. Sipas Berishës rikonstruksioni I rrugës, jo vëtem që përmirëson imazhin e qytetit, por edhe I vjen më shumë në ndihmë banorëve të Lezhës, dhe turistëve.

“Kultura dhe tradita shqiptare ka zgjuar turizmin në mbarë botën. Për lezhjanët turizmi është mbi të gjitha punësim. Ju garantoj se ne do të bëjmë gjithcka për punësimin në turizëm, jo vetëm të qytetarëve të Lezhës, por dhe më gjerë. Synojmë të rrisim numrin e turistëve në gjithë vendin, dhe në gjitha rajonet e vendit do të krijohen edhe 30 mijë vende pune në këtë sektor.”

Kryministri tha se turizmi mbetet prioritar për qarkun e Lezhës, dhe se investimet në infrastrukturë do të ndikojnë ndjeshëm edhe në zhvillimin e biznesit, sipërmarrjeve, dhe bujqësisë.

(ad.ti/e.s/shqiptarja.com)