Pashka, festa e shpresës dhe ringjalljes, u kremtua edhe në Lezhë. Me qirinj të ndezur në duar, simbol i dritës hyjnore, qindra besimtarë iu bashkuan ritualit fetar të mbrëmjes të së shtunës në Katedralen e “Shën Nikollit”.
Mesha e shenjtë e Ringjalljes u drejtua nga ipeshkvi i Dioqezës së Lezhës, Imzot Otavio Vitale, i cili në fjalën e tij theksoi rëndësinë shpirtërore të kësaj nate, duke e përshkruar si momentin kur besimi triumfon mbi mëkatin. Sipas tij, Pashka na fton të jetojmë me gëzim, paqe dhe besim.
Pas përfundimit të meshës, pas mesnate, besimtarët u larguan nga katedralja duke mbajtur me vete dritën e shpresës dhe urimin e lashtë: “Krishti u ringjall”.
Lajmi kryesor:
Krishti u ngjall! Besimtarët katolikë festojnë Pashkën, Imzot Arjan Dodaj: Në një botë të hutuar, me shumë luftëra, kjo festë është ajo që ndryshon gjithçka












