Gjakmarrja është një plagë e vjeter e shoqërisë që ka prekur 36 familje në qarkun e Lezhës. Por për pajtuesin e gjaqeve, Pjeter Gjoka, e rëndësishme është se këtë vit nuk ka asnjë fëmijë të ngujuar. Ata ndjekim shkollën normalisht.

“Ne kemi arritur t’i nxjerrim fëmijët nga ngujimi. Kjo është arritje për ne, sepse ka zona të tjera në Tropojë apo Shkodër që kanë ende fëmijë në izolim”, tha Gjoka.

Bashkia e Lezhës, në përgjigje të interesimit të Report tv bën të ditur se nder vite jane menaxhuar tre familje me femije ne moshe shkollore, te cilet merrnin mesim në banesa. Kete vit eshte arritur qe te gjithe femijet te dalin nga ngujimi dhe te mesojne ne bankat e shkollës me bashkemoshataret.

Situata e gjakmarrjes vijon të mbetet problematike për shkak të krimeve të pazbardhura, thekson misionari Pjeter Gjoka, duke shtuar se policia nuk është prezente në komunitet për të parandaluar të tjera vrasje.

“Situata nuk është e mirë. Është folur shumë për policimin në komuniktet, por ky projekt ka mbetur në letër, në të vertete nuk punohet në komunitetin për parandalimin e ngjarjeve”, tha ai.

Në qarkun e Lezhës numerohen 36 familje të ngujuara për shkak të gjakmarrjes, përkatësisht 30 banojnë ne bashkinë e Lezhes dhe 6 të tjera në Kurbin e Mirditë.