Lezhë - Policia e Lezhës ka identifikuar autorin e dyshuar për dhunën ndaj 35-vjeçarit Petrit Paloka, një natë më parë në Rrilë të Lezhës.

Sipas burimeve emri i tij nuk është zbuluar për arsye se hetimi vijon ende. Blutë kanë këqyrur pamjet e kamerave të sigurisë së disa bizneseve për të parë lëvizjet e makinës me të cilin lëvizte autori për t’i krahasuar me pamjet e siguruara pranë vendit të ngjarjes.

Petrit Paloka u nxorr me forcë nga automjeti me të cilin udhëtonte dhe më pas u godit me shkop bejsbolli, duke marrë lëndime të rënda.

Para bluve, Petrit Paloka ka deklaruar se nuk i ka njohur dhunuesit, teksa Report Tv ka mësuar se vetë 35-vjeçari nuk është person i skeduar nga policia.