LEZHË - Varri 500-vjeçar i cili ndodhet pranë kishës së Shën Venerandes në Pllanë të Lezhës, është dhunuar barbarisht në kërkim të sendeve me vlerë. 

Në këtë varr ndodhen eshtrat e 4-klerikëve të kësaj zone, ndërsa së bashku me kishën e cila është ndër më të vjetrat në Ballkan janë të shpallura edhe monument kulture që mbrohen nga shteti. 

Statusi që mbart duket se nuk i ka penguar personat keqbëres për të vepruar, duke thyer pllakat e këtij varri. 

Ndonëse ngjarja në fjalë ka ndodhur 1 javë më parë askush nga Drejtoria Rajonale e Kulturës Kombëtare në Shkodër nuk është interesuar për këtë çështje, ndërsa të vetmit që janë kujdesuar sadopak për t’i riparuar pjesët e dëmtuara në këtë varr kanë qenë banorë të zonës.

lezhe,varri
varri

Redaksia online
(s.m/shqiptarja.com)