LEZHE - Një shkëndijë elektrike ka shkaktuar zjarr në një magazinë me materiale ndërtimi dhe polisterol në dalje të fshatit Balldre të Lezhës.

Zjarri,  i cili ra rreth orës 14.30 min. në magazinën e Paulin Molit nga fshati Balldre, ka rrezikuar edhe një banesë, ndërsa ndërhyrja në kohë të shpejtë e zjarrfikësve ka penguar përhapjen e mëtejshme të flakëve duke bërë të mundur izolimin dhe shuarjen e tyre.

Flakët e zjarrit kanë prekur vetëm një pjesë të magazinës dhe sipas pronarëve, dëmi i shkaktuar arrin në rreth 3 milionë lekë. Ata fajësojnë luhatjet e energjisë elektrike për provokimin e flakëve.

Policia ka nisur një hetim për të saktësuar shkaqet e plota të kësaj vatre zjarri dhe përcaktimin e dëmit të shkaktuar.

Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)