LEZHË- Dy persona janë arrestuar nga policia  pasi gjatë kontrollit fizik u janë gjetur 4 kg 416 gr kanabis. 

Në pranga kanë rënë Kristian Gjonikaj 19 vjeç dhe Bruneto Çela 24 vjeç.

Konkretisht, gjatë kontrollit të ushtruar në Tale të Lezhës, 19 vjeçarit Kristian Gjonikaj iu gjet një sasi prej 850 gr kanabis si dhe një armë sportive pa leje.

Ndërsa 24- vjeçarit Bruneto Çela iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3 kg 566 gr kanabis. 

Të arrestuarit akuzohen për veprën penale " Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike", ndërsa për Gjonikajn rëndon akuza dhe për " Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve sportive". 

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)