LEZHE- Një 25-vjeçar nga Shëngjini i Lezhës është arrestuar pasditen e sotme, pasi akuzohet për abuzim me të mitur. Agim Maliqi, është vënë në prangat e policisë, pasi akuzohet për përdhunimin e një vajze 13-vjeçare.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në banesën e 25-vjeçarit në lagjen “Skënderbeg” në qytetin e Lezhës.
Denoncimi është bërë nga nëna e vajzës, pasi sipas saj, vajza ishte marrë nga 25-vjeçari në banesën e tij prej dy ditësh.
Policia arrestoi 25-vjeçarin, ndërsa materialet i kaluan prokurorisë së rrethit për procedim të mëtejshëm penal.
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com