TIRANË, 21 Shkurt / ATSH/ - Në qytetin e Lezhës është çelur një ekspozitë me fotografi e karrikatura mbi rëndësinë e mjedisit nga ambasada suedeze, ku morën pjesë artistë nga Suedia, por edhe nga vendet e Ballkanit.
Sipas ambasadorit të Suedisë, Patrik Svensson, çështjet e mjedisit i përkasin të gjithëve, ndaj të gjithë së bashku duhet ta mbrojmë atë.
"Ekspozita ka për qëllim të hedhë një veshtrim mbi çështjen e mbrojtjes së klimes. Në këndveshtrimet e karrikaturistëve nordike e ballkanas kombinohet satira e humori me nje apel të sinqertë për një përgjigje të mirë kundrejt kërcënimeve që ndeshin ndaj mjedisit", tha ai.
"Imazhet janë provokative dhe na kujtojnë rëndësinë e të jetuarit gjelbër dhe që çeshtjet e klimës duhet të jenë prioritet në kontekstin global ndërsa bota zhvillohet", tha kreut i Bashkisë së Lezhës, Viktor Tushaj, duke shtuar se mjedisi është shkatërruar nga vetë dora e njeriut.
Përmes karrikaturave dixhitale, artistët sollen problemet e klimës dhe ndryshimet e saj në botë, duke prezantuar nevojen për ndërhyrje. /a.ke/











