Lezhë, era e fortë rrëzon trajlerin me targa maqedonase/VIDEO

Era e fortë ka rrëzuar një trajler në supertsradën Lezhë-Milot, ndërsa fatmirësisht drejtuesi i mjetit nuk mori lëndime. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Trajleri me targa maqedonese po lëvizte në drejtim të Milotit dhe si pasojë e erës është rrëzuar dhe përmbysur në anë të rrugës. Në momentin e ngjarjes mësohet se trajleri ka qenë pa ngarkesë, çka ka ndikuar në rrëzimin e tij nga era e fortë.

​Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur menjëherë Policia Rrugore, të cilët kanë ndërhyrë në normalizimin e lëvizjes së automjeteve përgjatë supestradës Lezhë-Laç, ndërsa për kthimin e trajlerit në normalitet u ndërhy me një vinç. Prej 24 orësh rajoni i Lezhës është përfshire nga era e fortë, e cila ka sjellë probleme në disa zona.

/xy/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari

Kurbin/ Humb kontrollin e mjetit dhe del nga rruga, humb jetën 65 vjecari