Një automjet është gjetur i qëlluar me breshëri plumbash mëngjesin e së premtes në anë të superstradës Lezhë - Milot.
Ngjarja është regjistruar rreth orës 5:00 të mëngjesit në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit, ndërsa nuk raportohet për viktima apo përsona të plagosur.
Autovetura tip golf 4 me targa Gjermane është gjetur e ndaluar në anë të rrugës dhe ngjitur me disa biznese të zonës, ndërsa duket qartë se plumbat e kanë përshkuar në të gjitha anët e saj.

Ende nuk dihen motivet apo autorët e mundshëm të kësaj ngjarje dhe as pronari i mjetit që është qëlluar.
Ekspertët e policisë të mbërritur në vendngjarje kanë bërë të ditur se brenda mjetit nuk ka njolla gjaku, çka e bën akoma më të mistershme përcaktimin e asaj së çfarë ka ndodhur realisht.

Blutë kanë dyshime të forta se mjeti është braktisur pikërisht në këtë zonë, ndaj edhe nisi krehjen e saj kryesisht për të parë nëse do të ketë shenja që do të dërgonin në idenfitikimin e autorëve.
Autovetura ka qenë duke lëvizur në drejtim të Lezhës dhe ka dyshime të forta për një ndjekje të mundshme të këtij automjeti nga një tjetër mjet.

Redaksia online
(s.m/shqiptarja,com)
/Shqiptarja.com

VIDEO