Pronari i një biznesi lëndësh ndërtimi në Lezhë ka rënë preh e grabitjes me dhunë nga tre persona të cilët dyshohet se kanë qenë të armatosur.
 
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00 të së enjtes në afërsi të hyrjes së qytetit të Lezhës.
 
Biznesmeni  F.K ka qenë pranë biznesit të tij, kur është grabitur nga tre personat të cilët lëvizin me një automjet.
 
Ende nuk dihet shumë e parave të grabitura, por dyshohet se ka qenë e gjithë xhiro ditore e cila është marrë nga grabitësit. Pasi kanë kryer grabitjen tre agresoret janë larguar me shpejtësi me mjetin e tyre tip "Ford Fokus" .
 
Ndërhyrja e shpejtë e policisë ka bërë që njëri prej tyre të arrestohet në flagrancë, ndërsa dhe njëri prej tyre është identifikuar dhe shpallur në kërkim.
 
Policia e Lezhës bëri të ditur se ka prangosur shtetasin me iniciale N.N.24-vjeç, ndërsa personi tjetër i cili dyshohet të ketë marrë pjesë në grabitje është me iniciale V. B.26-vjeç.
 
Ai mundi që të braktisë mjetin sëbashku me bashkëpunëtorin e trete i cili ende nuk është identifikuar dhe janë larguar me shpejtësi në këmbë, duke i shpëtuar arrestimit.
 
Në lidhje me ngjarjen grupi hetimor po vijon hetimet, ndërsa si prove materiale është sekuestruar mjeti me të cilin tre të rinj kryen grabitjen.
 
Policia bën të ditur se vazhdojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e personit të tretë të kësaj ngjarje si dhe dokumentimin e plotë të saj.

grabitja lezhe
grabitja lezhe
grabitja lezhe
grabitja lezhe
 Foto të tjera..

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)