Rikthehen sërish maskat në qytetin e Lezhës. Objektiv i grabitësve ka qenë një çift të moshuarish në fshatin Rrilë të Lezhës , teksa mësohet se është qëlluar me armë zjarri edhe kryefamiljari Vasil Sela.
2 persona të armatosur kanë hyrë pak pas mesnate në një banesë në fshatin Rrilë dhe pas kundërshtive të zotit të shtëpisë për t’i dorëzuar paratë kanë qëlluar me armë në drejtim të tij.
Kryefamiljari ka mbetur i plagosur në këmbe. Ende nuk dihet shuma e parave që kanë marrë autorët të cilët janë larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes me makinë.
I plagosuri është dërguar në Spitalin e Traumës, ndërsa policia që ka zbarkuar në vendngjarje ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të plota të grabitjes.
Dy ditë më parë në ishull Shëngjin u grabit edhe banesa e këngëtarit të muzikës popullore, Zef Beka, njëherësh biznesmen.
Njoftimi i Policisë Lezhë
Më datë 11.08.2016, në orën 01.17, është njoftuar se në Rrilë Lezhë, tek banesa e shtetasit V.S.66 vjeç, persona të maskuar kanë hyrë për të vjedhur. Janë ndeshur me rezistencën e kryefamiljarit shtetasit V.S. të cilin e kanë qëlluar me armë zjarri dhe më pas autorët janë larguar pa mundur të vjedhin asgjë.
Pas ndihmes së parë mjekësore në spitalin e Lezhës , shtetasi V.S. u dërgua për trajtim më të specializuar në spitalin e Traumes Tiranë, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Forcat policore vendore në bashkëpunim me F.N.Sh-në dhe Renean kanë krehur zonën por nuk është bërë e mundur kapja e tyre.
Dyshohet se autorët janë larguar në këmbë duke përfituar nga terreni dhe errësira.
Nga veprimet hetimore paraprake janë shoqëruar disa persona për tu marrë në pyetje dhe dyshohet se autorët nuk janë të zonave të Lezhës.
Vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

/Shqiptarja.com

VIDEO