Lezhë, hidhen në erë 2
shtylla të tensionit të lartë

Lezhë, hidhen në erë 2<br />shtylla të tensionit të lartë
Në Lezhë viti i ri nuk është pritur vetëm me fishekzjarrë, festime dhe lajme të mira, por edhe me akte vandale që përngjasojnë më tepër me ato terroriste. Kriminelët e kanë nisur herët këtë vit aktivitetin e tyre. Gjatë pasdites së djeshme dy shtylla të tensionit të lartë janë hedhur në erë me tritol, pranë fshatit Kallamet të Lezhës.

Sipas televizionit News 24, njëra shtyllë mbahet vetëm me një këmbë kurse tjetra është dëmtuar në pjesën më të madhe të bazamentit të saj.
Dy shtyllat që rrezikojnë të rrezohen janë pjese e linjës së interkonjeksionit 400 kilovolt që përcjell energjinë nga Mali i Zi në vendin tone.

Policia në bashkëpunim me ekspertët antieksploziv kanë punuar për caktivizimin e pjesës tjetër të tritolit, që ende nuk kishte shpërthyer. Sipas tyre dëmi është arritur të riparohet duke rikthyer shtyllat përsëri në punë. ah/Shqiptarja.com/

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë

E konfirmojnë në Kosovë, Ilir Daja largohet nga FC Ballkani! Gati rikthimi te Dinamo në Superligë