LEZHË - Një oficer policie është vënë në pranga mbrëmjen e djeshme në Lezhë pasi akuzohet se ka humbur një provë materiale gjatë hetimit të një çështjeje.

Burime nga uniformat blu, kanë bërë të ditur se, Nënkomisari Mark Tuci është vënë në pranga nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm.
 
"Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm arrestoi në datën 1 shkurt, në orën 21:00,  punonjësin e policisë në Qarkun e Lezhës Mark Tuci, për shpërdorim detyre", tha Ministria e Brendshme.
 
Pas një hetimi disa ditor, SHKB-ja dokumentoi implikimin e specialistit të Sektorit të Krimit Financiar në DPQ Lezhë Mark Tuci, 32 vjeç, në humbjen e një prove materiale të sekuestruar gjatë hetimit të një çështje.
 
Specialisti i Sektorit të Krimit Financiar Mark Tuci ishte pjesë e grupit të hetimit të një çështjeje për falsifikimit të dokumentave.

Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)